Studenti Festim Shabani i punësuar në Raiffeisen Bank

11/12/2018

Festim Shabani është studenti i vitit të tretë në Fakultetin Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, i cili ende pa përfunduar studimet është punësuar në një nga bankat më të mëdha në vend.

 

Tash e disa muaj ai punon si zhvillues i RSA Archer në Qendrën e Kompetencës dhe Iniciativat Strategjike në Raiffeisen Bank, i cili menaxhon këtë softuer që mbështet qeverisjen e biznesit, administrimin e rrezikut dhe menaxhimin e pajtueshmërisë (GRC).

 

Falë kësaj platforme, ai u mundëson përdoruesve zgjidhje për kërkesat e tyre, teksa krijon edhe aplikacione të reja që integrohen me sistemet e jashtme.

 

Duke folur për studimet në UBT, studenti Shabani potencoi se falë këtij institucioni ka arritur të gjenerojë dije dhe të marrë praktikat më të mira nga profesionistët e fushës.

 

“UBT më ka ndihmuar që të zhvillohem profesionalisht në profesionin që kam zgjedhur dhe gjithashtu falë cilësisë në studime ne po qasemi lehtësisht në tregun e punës, si dhe po kemi mundësi të shumta pune”, theksoi ai.

 

Festim Shabani falë performancës së tij arriti të jetë pjesë e kësaj banke, i cili bashkërisht me studentë tjerë të UBT-së që janë punësuar në këtë bankë, po ofrojnë shërbime të specializuara dhe tejet profesionale.