Studenti Edin Pula mori pjesë në simulimin e mbledhjes së Bashkimit Evropian

24/09/2019

Në cilësinë e deputetit të Finlandës, studenti i Shkencave Politike, Edin Pula ka marrë pjesë në mbledhjen disaditore të simuluar të Parlamentit Evropian, që është organizuar nga shoqata “BetaPolska” me seli në Varshavë, organizatë e cila është partnere me shumë institucione të BE-së.

 

Studenti i UBT-së, së bashku me shumë entuziastë, studentë dhe profesionistë të rinj evropianë, patën rastin të njihen me procedurat e organizimit të mbledhjeve të BE-së, njëherësh ishin edhe  pjesë e procesit vendimmarrës dhe legjislativ.

 

Edini është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje, ndërkaq theksoi se ishin ditë të paharrueshme, ku përvojat e marra do t’i shërbejnë në karrierën e tij profesionale.