Studenti Benart Shala po realizon ekspozitën “Mapping of the Obscurity”

17/06/2019

Studenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Benart Shala, pas sukseseve të jashtëzakonshme në arenën vendore e ndërkombëtare me projektin e tij, “Arkitektura përmes efektit të fluturës”, tash është duke hapur ekspozitën/instilacionin “Mapping of the Obscurity”, që sintetizon formën e artit të animacionit me atë tradicional.

 

Mesazhi i kësaj ngjarjeje është të bëhet një eksperiment se si mund të përpiqemi të përcaktojmë hapësira të panjohura arkitekturore, me shtimin e qasjeve të ndryshme. Pra, konkretisht kërkohet të zhvillohet një instalacion që ne e udhëheqim dhe formojmë një dimension të ri të vizitorit për të kuptuar/parë.

 

Ekspozita niset nga forma tradicionale e artit të profesorit Ferid Morina, deri në atë abstrakte, duke përfshirë edhe kuptimin arkitekturor dhe shkallen e njeriut.

 

Ekspozita do të hapet me 24 qershor, në Muzeun Kombëtar të Kosovës.