
Studentëve të UBT-së u barasvlerësohet shkollimi në Gjermani
03/06/2020Përvoja e studentëve të UBT-së që po shkojnë për punësim ose vazhdim të mëtutjeshëm të shkollimit në Gjermani, ka treguar që ata nuk kanë hasur në asnjë problem sa i përket njohjes së diplomës dhe barasvlerësimit të shkollimit të tyre të përfunduar në UBT.
Në momentin e barasvlerësimit të studimeve në momentin e shkuarjes në Gjermani, atyre u noterizohen dokumentet, me ç’rast Gjermania e shpall të vlefshëm shkollimin njësoj sikur të jetë përfunduar atje.
Deri më tash, shumë studentë të UBT-së kanë nisur punë dhe janë treguar shumë të suksesshëm nëpër vendet e tyre të punës në Gjermani, çfarë ka ndikuar edhe në ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sistemit të arsimit të Kosovës.