Studentët e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT zhvilluan një vizitë studimore në APK dhe MBPZhR
26/12/2023Studentët e vitit të tretë në Fakultetin Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, në kuadër të lëndës: “Legjislacioni në Agrikulturë dhe Mjedis”, të shoqëruar nga profesori Vezir Januzi, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Agjencinë Pyjore të Kosovës (APK) dhe në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR).
Studentët patën mundësi të njihen për së afërmi dhe të informohen nga zyrtarët e këtyre institucioneve rreth mënyrës së hartimit të planeve menaxhuese pyjore, planeve vjetore, dhënies së lejeve për prerjen e pyjeve publike dhe private, si dhe rreth ligjit të ri të pyjeve i cili parasheh kthimin e kompetencave nga nivelet lokale në kuadër të APK-së.
Ndërsa tek Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, studentët u informuan nga zyrtarët e këtij departamenti rreth organizimit, koordinimit dhe zbatimit të aktiviteteve të shërbimeve këshilluese në nivel të Republikës së Kosovës, rreth koordinimit, organizimit dhe përkrahjes së qendrave komunale, informative, këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.
Gjithashtu, studentët u informuan rreth përgatitjes së materialeve për ekstension, praktikave të mira këshilluese, broshurave, fletëpalosjeve, si dhe përhapjen e tyre përmes qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe rreth propozimit të politikave për shërbimet këshilluese, duke marr për bazë planin kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural dhe kërkesat e fermerëve dhe komunitetit.
Studentët patën mundësi të njihen për së afërmi dhe të informohen edhe për organizmin, koordinimin dhe zbatimin e të gjitha aktiviteteve të shërbimeve këshilluese në nivel të Republikës së Kosovës, koordinimin, organizimin dhe përkrahjen e qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, hartimin e plan-programeve vjetore si dhe planeve afat-mesme për shërbimet këshilluese, përgatitjen e materialeve për ekstension si dhe praktikave të mira këshilluese, broshura, fletëpalosje si dhe përhapjen e tyre përmes qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, trajnimet e metodave speciale dhe mjeteve komunikuese për ofrimin e këshillave.