Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, realizuan një vizitë studimore në Ministrinë e Shëndetësisë

23/05/2022

Në kuadër të lëndës praktike “Intervistë në TV dhe Radio”, studentët e vitit të tretë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, së bashku me profesorin Xhevdet Sfarça dhe profesorin Agron Krasniqi, realizuan një vizitë studimore në Ministrinë e Shëndetësisë.

 

Gjatë kësaj vizite studentët u mirëpritën nga zyrtari për media i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili i njoftoi ata mbi proceset dhe vështirësitë që është përballur ky institucion gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

 

Studentët patën mundësi të diskutojnë edhe për raportin që ka ky dikaster me mediat, gjendjen dhe trajtimin e kancerit të gjirit në Kosovë, si dhe menaxhimin e presionit publik.

 

Vizitat e tilla të karakterit studimor janë shumë të rëndësishme dhe të parapara me kurrikulën e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, përmes së cilave studentët zhvillojnë edhe më shumë aspektin e tyre profesional në fushën e gazetarisë.