Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë vizituan Qendrën “Mind Care”

04/04/2024

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë, në kuadër të lëndës Psikologjia e Zhvillimit II, në shoqërim të profesoreshës Besarta Sadriu, ishin në një vizitë studimore në Qendrën për Mbështetje Psikologjike, Hulumtim dhe Mbështetje Edukative “Mind Care” në Prishtinë.

Kjo vizitë u organizua për të ofruar studentëve një përvojë të re dhe për të njohur më nga afër ambientet e punës së psikologut, si dhe për të eksploruar shërbimet psikologjike të ofruara nga kjo qendër.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të shohin se si punon një qendër e specializuar në fushën e mbështetjes psikologjike, si dhe të kuptonin procedurat dhe metodat që përdoren për trajtimin dhe kujdesin e klientëve. Ata gjithashtu u njohën me ekipin e punës dhe diskutuan me profesionistët në fushën e psikologjisë përvojën e tyre në këtë fushë.

Ky vizitë studimore u vlerësua si një përvojë e rëndësishme për të zgjeruar njohuritë e studentëve dhe për t’i ofruar atyre një perspektivë praktike mbi fushën e tyre të studimit.