
Studentët e UBT zbulojnë praktikat më të mira të kontabilitetit me pronari i kompanisë “Expert-Pro”, Arsim Zeka
27/03/2025Arsim Zeka, pronari i kompanisë “Expert-Pro”, ka mbajtur një ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit të Sistemeve të Informacionit, me fokus në praktikat dhe inovacionet më të fundit në fushën e kontabilitetit.
Në kuadër të kësaj ligjërate, me temën “Praktika në kontabilitet”, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me softuerin e avancuar të kontabilitetit “Expert Pro”, i cili është një nga mjetet më të sofistikuara për menaxhimin financiar dhe kontabilitetin digjital. Përveç demonstrimit të funksionaliteteve të softuerit, Zeka ndau me studentët njohuri praktike mbi aplikimin e tij në industrinë e kontabilitetit, duke e lidhur drejtpërdrejt me kurrikulën akademike të programit të tyre.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj ligjërate ishte mundësia që Zeka ofroi për studentët pjesëmarrës, duke iu siguruar një zbritje të veçantë për trajnimin dhe certifikimin në programin e kontabilitetit “Expert Pro”. Ky trajnim do t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësi praktike të domosdoshme për tregun e punës, duke u përgatitur më mirë për kërkesat e industrisë financiare dhe të kontabilitetit.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të lëndës “Kontabiliteti financiar dhe menaxherial”, e udhëhequr nga Prof. Fidane Spahija – Gjikolli, e cila e vlerësoi këtë nismë si një mundësi të jashtëzakonshme për studentët, duke iu mundësuar atyre të zbatojnë njohuritë teorike në praktikë dhe të thellojnë aftësitë e tyre profesionale në një sektor thelbësor për zhvillimin e bizneseve.