Studentët e UBT-së zhvilluan një vizitë studimore në fabrikën “VIPA Chips”
05/05/2023Studentët e vitit të tretë të Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, në kuadër të lëndëve “Menaxhimi dhe mbrojtja e tokave” dhe “Menaxhimi i projekteve në Agrokulturë dhe Mjedis”, të udhëhequr nga profesorët: Afete Musliu, Besa Veseli, Vezir Januzi, kanë vizituar fabrikën “VIPA Chips”, si pjesë përbërëse e kompanisë së njohur vendore “Pestova”, në fshatin Pestovë në Vushtrri.
Gjatë kësaj vizite, studentët u pritën nga udhëheqësi i fabrikës Prof. Asco. Agran Halimi, me ç’rast u njoftuan me teknologjinë që përdoret, me procesin e përgatitjes së produkteve finale, konkretisht, përgatitjes së llojeve të ndryshme të çipsave nga lënda e parë e patates.
Në këtë kompani përzgjedhja e fermerëve bëhet për çdo vit duke u bazuar në kriteret e përcaktuara sipas standardit GLOBAL GAP.