Studentët e UBT-së zhvilluan një vizitë studimore në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë
16/05/2023Studentët e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, të shoqëruar nga profesori Ilir Zylfiu, zhvilluan një vizitë studimore Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë.
Studentët patën mundësi të shohin mjediset e ndryshme të punës, ku nga stafi i AShAK-së patën rastin të dëgjojnë për përvojën dhe praktikën e punës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pasurisë dokumentare, me të vetmin qëllim që vet ata dhe brezat e ardhshëm të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë ato për qëllime hulumtuese dhe studimore.
Në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, studentët u informuan lidhur më punën kërkimore dhe shkencore, si dhe më veprimtarinë botuese të Institutit.