Studentët e UBT-së, zhvilluan një simulim për mënyrën e të intervistuarit në tregun e punës
30/05/2022Studentët e vitit të parë të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, në kuadër të lëndës “Orientim dhe zhvillim në karrierë”, me profesoreshën Shejnaze Gagica, kanë simuluar një intervistë pune.
Gjatë këtij simulimi, studentët kanë përfituar njohuri teorike dhe praktike se si realizohet një intervistë pune formale dhe zyrtare, duke praktikuar hapat profesional se si duhet të sillen gjatë intervistave, mënyrën e të biseduarit, prezantimin e vetvetes në aspektin profesional, si dhe paraqitjen e aftësive.
Qëllimi i këtij simulimi ka qenë që studentët të aftësohen dhe të fitojnë njohuritë bazë rreth intervistave, që pas diplomimit të jenë të përgatitur mjaftueshëm dhe të gatshëm për t’u qasur në tregun e punës.