Studentët e UBT-së zhvillojnë lojëra kompjuterike në kuadër të lëndës “Programim i Lojërave”
14/02/2022Në kuadër të lëndës “Programim i Lojërave”, të cilën e ligjëron profesoresha Vesa Morina, studentët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, suksesshëm po bëjnë krijimin e video-lojërave të ndryshme, në kuadër të syllabusit që parasheh Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT.
Studentët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, kanë punuar me programin për krijimin e lojërave “Unity”, me të cilin përgjatë tetë javëve kanë kompletuar lojën me të gjitha detajet e kërkuara nga profesoresha Vesa Morina.
Lënda “Programimi i Lojërave” është një prej lëndëve që është e zhvilluar në kuadër të kurrikulës moderne të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, e cila i familjarizon studentët me konceptet e zhvillimit të lojërave kompjuterike, duke përfshirë këtu modelimin e skenave, animacionin, manipulimin e karakterit, bazat e ndërfaqeve të lojërave, efektet audio, si dhe rrjetëzimin.
Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, është programi më i madh i kësaj fushe në vend dhe rajon, i cili procesin mësimor dhe kërkimet shkencore i zhvillon duke u bazuar në infrastrukturën më moderne, profesionistët dhe ekspertët më të mirë, si dhe laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative në UBT.