Studentët e UBT-së vizituan Shoqatën Have Hope në Ditën Ndërkombëtare të Gruas
08/03/2024Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një grup studentësh të vitit të dytë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, nën udhëheqjen e Prof. Violeta Zefi, kanë vizituar Shoqatën Have Hope në Prishtinë.
Kjo Shoqatë merret me sensibilizimin për kancerin e gjirit dhe mbështetjen e grave të prekura nga kjo sëmundje. Arnisa Osmani, një mbijetuese e kancerit të gjirit, dhe gra të tjera, ishin mikpritëse të këtij takimi.
Gjatë takimit, përveç diskutimeve mbi sfidat që përballen gratë e prekura nga kanceri i gjirit, u theksua edhe rëndësia dhe roli i ndihmës psikologjike që këto gra duhet të marrin gjatë kësaj periudhe të vështirë të jetës. Në emër të UBT-se dhe Fakultetit të Psikologjisë u ofrua mbështetje dhe bashkëpunim me Shoqatën për të ofruar ndihmë psikologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit në mënyrë vullnetare.