Studentët e UBT-së vizituan Panairin e materialeve ndërtimore në Turqi

24/05/2018

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Arkitekturës dhe të Dizajnit të Integruar, të udhëhequr nga dekani i Inxhinierisë së Ndërtimit, prof. dr Muhamet Ahmeti dhe nga profesorët në UBT, prof. dr Ajhan Bajmaku dhe prof. Fehrat Bejtullahu kanë realizuar vizitë studimore në Turqi.

Në kuadër të kësaj vizite, mbi 60 studentë të UBT-së, morën pjesë në Panairin e ndërkombëtar të materialeve ndërtimore, që po mbahet qe shumë vjet në këtë shtet.

Me ketë rast, ata patën rastin të shohin materiale të ndryshme, të cilat janë inovative dhe po aplikohen në projekte të shumta në rajon dhe botë.
Gjatë vizitës në Turqi, studentët vizituan edhe objekte historike të kohës bizantine dhe të periudhës otomane, në Stamboll dhe në Erdine.

Tutje, ata vizituan Universitetetet “Kadir Has” dhe “Mimar Sinan” ku janë njohur nga afër më infrastrukturën që këto institucione ofrojnë dhe për të parë mundësinë e shkëmbimit të studentëve, teksa vizituan edhe muzeun shumë vjeçar “Aja Sofia”, që dikur me pushtimin e Konstandinopojës nga osmanët ishte kthyer në xhami.

 

Po ashtu, ata vizituan edhe Qendrën e Arteve Performative të Teatrit në Zorlu Center, i projektuar nga arkitekti i njohur, Emre Arolat, fitues i çmimit AgaHan në arkitekturë.