![](https://www.ubt-uni.net/wp-content/uploads/2019/01/49836955_441867906346604_1309837542060720128_n.jpg)
Studentët e UBT-së vizituan objekte banesore dhe afariste në Prishtinë
09/01/2019Studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në objektin 42-katësh dhe objektin banesor të kompanisë “Nartel” në Prishtinë.
Vizita është realizuar në kuadër të lëndës Organizim dhe Teknologji Ndërtimore, nën shoqërimin e profesorëve Muhamet Ahmeti dhe Anjeza Alaj.
Studentët janë pritur nga përfaqësuesit e kompanive në fjalë, të cilët i njoftuan me proceset e ndërtimit dhe rrjedhën e punimeve.
Tek objekti 42-katësh studentët patën mundësinë të shohin kantieret e ndërtimit, masat që ndërmerren për siguri në punë, teksa panë edhe sanimin e strukturës për shkak të ndryshimeve që ndodhin në projekt, si dhe sistemin skeletor të objektit.
Ndërsa, fokusi i vizitës në objektin banesor ishte fasada strukturale dhe teknologjia e montimit të saj.