Studentët e UBT-së vizituan Komunën e Prishtinës

08/02/2019

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, konkretisht të specializimit “Menaxhim dhe Teknologji”, kanë realizuar vizitë studimore në Komunën e Prishtinës.

 

Vizita është bërë në kuadër të lëndës “Rregullativa ndërtimore”, nën udhëheqjen e profesorëve, Ramë Hamzaj  dhe Nexhmi Krasniqi.

 

Gjatë kësaj vizite studentët u pritën nga shefja e urbanizmit, Lendita Beçiraj-Çeku dhe zyrtarja për urbanizëm, Nazife Krasniqi, të cilat i njoftuan me procedurat e pranimit të kërkesave dhe dokumentacioneve.

Tutje, ata vizituan edhe sektorin e planifikimit hapësinor, sektorin e ndërtimit dhe sektorin e mbrojtjes së mjedisit dhe efiçiencës.

 

Në secilin sektor studentët u njoftuan nga zyrtarë të tyre mbi punën dhe funksionimin e punëve brenda sektorëve