Studentët e UBT-së, vizituan Fabrikën e Përpunimit të Ujit në Shkabaj

25/01/2019

Studentët e nivelit master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, konkretisht ata të specializimit për Hidro, nën shoqërimin e profesorit Ilir Abdullahu, kanë realizuar vizitë studimore objektin e Fabrikës së Përpunimit të Ujit në Shkabaj.

 

Vizita kishte për qëllim njohjen nga afër me proceset e përpunimit të ujit, teksa studentët u pritën nga menaxheri i fabrikës, Veli Gashi, i cili u tregoi studentëve proceset nëpër të cilat kalon përpunimi i ujit dhe përbërësit e nevojshëm që i shtohen ujit për pirje.

 

Tutje, ai bëri të ditur se kjo fabrikë ka kapacitet të madh të përpunimit të ujit falë instalimit dhe aplikimit të teknologjisë moderne. Sipas tij, nga kjo fabrikë, me ujë të pijes furnizohet Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova dhe Graçanica.

 

Gjithashtu, studentët vizituan sistemin e pompimit, operimit dhe monitorimit përmes SCADA-s, sistem ky i cili mbledh dhe përpunon të dhënat në kohë reale, njëherësh panë edhe modele tjera hidroteknike që aplikohen nga fabrika.