Studentët e UBT-së vizitojnë qendra kulturore në Vjenë
05/12/2019Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, ata të Fakultetit Arkitekturë dhë Planifikim Hapësinor në UBT, në kuadër të Eurotrip-it po vizitojnë shtete të ndryshme evropiane, me qëllim të përfitimit të njohurive në fushat ku ata studiojnë.
Ata kanë vizituar Austrinë, konkretisht kanë qëndruar në Vjenë, me ç’rast panë nga afër objekte me vlera arkitektonike, përfshirë Museumsquartier, Museum of Applied Arts, Hofbug Palace, MAK Museum, Ernst Fuchs Museum, Academy of Fine Arts Vienna.
Studentët panë nga afër hapësira tejet interesante artistike, ku u impresionuan me punën e artistëve ndërkombëtarë më këtë qytet.