Studentët e UBT-së vizitojnë punimet e autostradës “Arbën Xhaferi”
27/03/2019Studentët e nivelit master të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, në UBT, kanë vizituar punimet që po bëhen në autostradën “Arbën Xhaferi”, në relacionin rrugor Prishtinë-Shkup.
Kjo vizitë është zhvilluar në kuadër të lëndës Projektimi i Autostradave, ku panë nga afër procesin e punëve që po realizohen nga kompania e njohur “Bechtel & Enka”.
Me ketë rast, studentët janë njoftuar me ndërtimin e urave që po bëhen në kuadër të projektit, vendosjen e barrierave mbrojtëse, shtresat, llojet dhe përbërjen e asfaltit, etj.
Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, gjatë gjithë vitit akademik organizon vizita të shumta me karakter studimor ku vëzhgojnë nga afër realizimin e punëve në objekte të ndryshme, autostrada dhe rrugë regjionale.