Studentët e UBT-së vizitojnë industri ushqimore të njohura në Kosovë

04/12/2024

Në kuadër të programit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, studentët e specializimeve në Teknologji Ushqimore, Nutricion dhe Menaxhim me Cilësinë dhe Sigurinë Ushqimore, realizuan një vizitë praktike në disa nga industritë më të njohura të sektorit ushqimor në Kosovë.

Vizita përfshiu ndërmarrjet si “ABI”, “M&Sillosi” dhe “Stone Castle Vineyards and Winery”, ku studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset e prodhimit, menaxhimin e cilësisë dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Kjo përvojë praktike u ofroi studentëve njohuri të vlefshme dhe mundësi për të kuptuar aplikimet praktike të teorisë në mjedisin real të industrisë ushqimore, duke i ndihmuar ata të përgatiten më mirë për tregun e punës.

UBT vazhdon të ofrojë programe studimore inovative dhe përvoja praktike, duke kontribuar në zhvillimin profesional të studentëve dhe avancimin e sektorit ushqimor në vend.