Studentët e UBT-së vazhduan në vitin e katërt me radhë ligjëratat e përbashkëta me Universitetin e IOWA
26/10/2023Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të lëndës “Mjedisi Biznesor Ndërkombëtar”, të udhëhequr nga profesori Enver Krasniqi dhe Erin Johnson, kanë filluar të mbajnë ligjërata online me studentët nga Universiteti i IOWA nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky është viti i katërt me radhë që studentët e UBT-së së bashku me studentët nga IOWA mbajnë ligjërata të përbashkëta duke treguar një performancë të jashtëzakonshme gjatë punës dhe prezantimeve grupore.
Temat që do të zhvillohen gjatë këtyre ligjëratave fillojnë me njohjen e studentëve duke prezantuar në grupe secili rreth jetës studentore në kontekste të ndryshme IOWA/UBT, pastaj do të vazhdojnë me plotësimin e një pyetësori rreth vlerësimit të vlerave dhe diferencave kulturore Kosovë/IOWA.
Në fund të ligjëratave secili nga grupet do të zhvillojnë nga një produkt apo shërbim që nuk është në njërën nga vendet dhe që do të kishte sukses në vendin tjetër.