Studentët e UBT-së vazhdojnë studimet në Letoni përmes programit Erasmus+

18/02/2021

Margarita Shala dhe Natyra Asllani janë studente të UBT-së që kanë përfituar nga shkëmbimi semestral në kuadër të programit Erasmus+.

 

Ato janë duke vazhduar studimet në Riga Technical University në Letoni, falë bashkëpunimeve të shumta që UBT ka me universitete ndërkombëtare.

 

Margarita e Natyra nuk janë studentet e vetme që kanë bërë shkëmbim semestral në universitete të ndryshme të botës, pasi që edhe shumë studentë të tjerë kanë përfituar nga bashkëpunimi që UBT ka me institucione të ndryshme arsimore në të gjithë botën.

 

Përmes bashkëpunimeve të tilla, studentët shkëmbejnë përvoja të ndryshme, si dhe përfitojnë njohuri dhe praktika ndërkombëtare, të cilat i sjellin në vendin tonë.