Studentët e UBT-së, tash gazetarë në media, informojnë profesionalisht për COVID-19
18/03/2020Me dhjetëra studentë dhe ish-studentë të UBT-së, nga Fakulteti Media dhe Komunikim, sot në cilësinë e gazetarit japin kontributin e tyre të çmuar rreth informimit të popullit për gjendjen aktuale që e ka kapluar Kosovën.
Raportimi nga vendi i ngjarjes është një rrezik potencial për infektim, mirëpo aftësia dhe profesionalizmi i studentëve mundëson që të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë sa më profesionale dhe me përgjegjësi duke e sfiduar këtë epidemi që na ka kapluar.
“Pjesë e pashmangshme e këtyre situatave, padyshim që është edhe informimi i drejtë i publikut. Kjo për ne, nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e parezervë dhe praktikën profesionale të marrë gjatë studimeve në UBT”, theksoi ish-studenti I UBT-së dhe njëherësh gazetar në Klan Kosova, Falmur Gajtani.
Meqë mediat dhe komunikimi konsiderohen si mjete për avancimin e demokracisë dhe lirisë, studentët e këtij fakulteti pajisen me njohuri që do t’u shërbejnë atyre dhe shoqërisë në përgjithësi, e që do t’u ndihmojë në profesionalizmin gazetaresk të tyre.