Studentët e UBT-së tani do të kenë mundësi të vazhdojnë studimet e tyre edhe në Barcelonë
11/02/2020UBT dhe Escuela Universitaria Mediterrani, nga Barcelona, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku dy institucionet theksojnë qëllimin e tyre për të inkurajuar më tej shkëmbimin e studentëve dhe stafit, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore, punëtori shkencore dhe konferenca me karakter ndërkombëtar.
Institucionet ranë dakord për shkëmbim të vazhdueshëm të njohurive, përvojave dhe rezultateve të hulumtimeve shkencore, si dhe të mbështesin zhvillimin e mëtutjeshëm të institucioneve përkatëse.
UBT ka rreth 500 partnerë ndërkombëtarë nga pothuajse të gjitha vendet e botës, me të cilët, që nga themelimi e deri më sot, ka realizuar një varg aktivitetesh të përbashkëta, prej të cilave më së shumti kanë përfituar stafi dhe studentët e UBT-së.