Studentët e UBT-së takuan Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen – nis seria e ligjëratave “Le të flasim për Bashkimin Evropian”

07/03/2024

Studentët nga Fakultetet: Shkenca Politike, Studime të Sigurisë, Juridiku dhe Psikologjia nw UBT, të shoqëruar nga profesoresha Hajdi Xhixha, janë mirëpritur në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, në takimin e parë të projektit “Meet with Diplomats”.

“Le të flasim për Bashkimin Evropian” është seria e ligjëratave tematike me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me të cilin studentët e UBT-së patën rastin të diskutonin për historinë e BE-së.

Tema bosht e këtij takimi ishte “Historia e BE-së: Një udhëtim drejt unitetit”, ku Ambasadori Nissinen theksoi rolin thelbësor të këtyre mendjeve të reja aspiruese si vendimmarrës të ardhshëm, duke ndezur ndjenjën e përgjegjësisë dhe fuqizimit.