Studentët e UBT-së Rigon Statovci dhe Çlirim Bajçinca, themelues të kompanisë kreative “ Zebra Agency”

21/11/2019

Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Rigon Statovci dhe studenti në Fakultetin e Dizajnit të Integruar,  Çlirim Bajçinca, kanë themeluar agjencinë kreative “Zebra Agency”.

 

Zebra Agency, kreativitetin e të cilës po e kërkojnë edhe jashtë kufijve, po shërben në fushën e dizajnit strategjik dhe në krijimin e identitetit të markave.

Zebra Agency merret me zhvillimin e uebsite-eve, video animacioneve 2D, 3D Motion Graphics, shërbimet e brendimit, për qëllim të avancimit të arritjeve në fushën e biznesit për klientë.

 

Rigoni dhe Çlirimi deri më tani kanë arritur të fitojnë shumë projekte, ku ata tani po i mbështesin edhe studentët tjerë të UBT-së, duke i bërë pjesë e stafit.

“Duke ditur që UBT dallon nga institucionet tjera arsimore, gjithmonë kemi pasur përkrahje nga stafi akademik, të cilët na kanë përgatitur në mënyrën më profesionale si në fushën e IT-së, gjithashtu edhe në pjesën e biznesit”, theksoi Rigoni.

 

Ai tha se UBT ka qenë gjithmonë në gatishmëri për të na ofruar mbështetjen profesionale dhe të na aftësojë në pjesët kyçe të karrierës.