Studentët e UBT-së realizojnë vizitë studimore në Berlin

11/10/2018

Studentët e UBT-së të të gjitha fakulteteve, përfshirë ata të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Dizajnit të Integruar, në kuadër të eurotripit kanë vazhduar vizitën studimore në Gjermani, konkretisht ata kanë qëndruar në Berlin.

Turi i vizitës është realizuar në muzetë “Bonde”, “Altrs” dhe “Judishe”, teksa vizituan edhe murin e Berlinit.

 

Gjithashtu studentët e UBT-së patën rastin të vizitojnë edhe “Memorial to the Murdered Jews of Evropë”, i njohur si Memoriali i Holokaustit, që është dizajnuar nga arkitekti Peter Eisenman dhe inxhinieri Buro Happold.

 

Ndërkohë ata vizituan edhe monumente neoklasike dhe ndërtesa historike në Berlin, derisa vizita do të vazhdojë edhe nëpër vende të tjera të Evropës. Studentët me këtë rast po përfitojnë përvoja dhe njohuri profesionale.