Studentët e UBT-së po zhvillojnë vizita të ndryshme në kuadër të Eurotrip-it
29/11/2022Studentët e Fakulteteve Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Dizajn i Integruar dhe Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT, të udhëhequr nga drejtori për Çështje Akademike në UBT, Prof. Dr. Muhamet Ahmeti dhe profesori Ajhan Bajmaku, janë duke realizuar Eurotrip-in e sivjetshëm në disa shtete të Evropës.
Së pari, studentët kanë zhvilluar një vizitë në Slloveni, me ç’rast janë mirëpritur nga drejtoresha e Galerisë së Arteve Bashkëkohore “Cukrarna”, Alenka Gregorič, e cila i njoftoi ata lidhur me objektin dhe fazat e ndërtimit, si dhe ekspozitat të cilat realizohen në këtë institucion.
Pas vizitës në Slloveni, ata kanë vazhduar Eurotrip-in në Venecia të Italisë, ku kanë vizituar disa pavijone të shteteve të ndryshme, si dhe pavijonin e Kosovës që këtë vit është duke prezantuar punimet e profesorit Jakup Ferri, i cili i ka mirëpritur studentët dhe i ka njoftuar ata më gjerësisht lidhur me punimet e tij.
Vizita e studentëve të UBT-së në eksperiencën e sivjetshme të Eurotrip-it, do të vazhdojë në Paris dhe vende të tjera të Evropës.