Studentët e UBT-së, pjesëmarrës në punëtorinë e arkitekturës në Turqi

17/09/2019

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor kanë marrë pjesë në punëtorinë njëjavore në Fakultetin e Arkitekturës në Trakya University, në Edirne të Turqisë, ku pjesëmarrës ishin edhe dhjetëra studentë nga shtete të tjera.

Studentët e UBT-së që e përfaqësuan vendin tonë në këtë punëtori ishin: Art Luri, Ditnis Kollqaku, Blerina Muriqi, Sami Podvorica, Kushtrim Lushtaku, Drilona Berisha, Marigona Gashi, Valëza Tahiri dhe Dhurata Aziz.

 

Punëtoria vjetore mbi trashëgimin kulturore “Edirne outdoor amphitheatre educates the achitects of the future: cultural heritage workshop”, synim kryesor e kishte hedhjen dritë dhe edukimin e arkitektëve ët rinj në lidhje me problemet ekzistuese që kanë të bëjnë me riinterpretimin e strukturave monumentale në lidhje me ambientin dhe lidhjen e tyre me qytetin.

Për këtë qëllim, si raste studimi u morën gjashtë lokacione në Turqi.

 

Punëtoria u mbyll me një ekspozitë dhe ceremoni pjesëmarrjeje, që u mbajt  në Trakya University.