Studentët e UBT-së, pjesë e trajnimit e KDI-së për monitorimin e punës së Kuvendit
20/09/2018KDI ka organizuar një trajnim dyditorë për gazetarët e rinj, në mënyrë që të njëjtit ta përcjellin punën e Kuvendit të Kosovës në mënyrën më profesionale të mundshme.
Pjesë e këtij trajnimi ishin disa studentë nga Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, për monitorimin e punës së Kuvendit dhe përdorimin e platformës “Vota Ime”.
Projekti synon që të sigurojë qëndrueshmëri në monitorimin e punës së Kuvendit nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të mediave, studentëve, OJQ-ve në nivel lokal dhe komunitetin e aktivistëve, që të monitorojnë punën e Kuvendit dhe të përcjellin implementimin e rekomandimeve të dhëna nga vetë ata.
Në fund, studentët që ishin pjesë e këtij trajnimi janë pajisur me certifikata për pjesëmarrje të suksesshme.