Studentët e UBT-së përgatisin projektin “Smart City Guide” që udhëzon turistët dhe vizitorët në Dokufest në Prizren

13/08/2024

Studentët e UBT-së, të udhëhequr nga profesoresha Sebil Spat dhe arkitektja Sinem Dana, kanë përgatitur një projekt “Smart City Guide” që udhëzon turistët dhe vizitorët në Dokufest në Prizren.

Ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është ofron një zgjidhje të zgjuar për problemet tradicionale turistike duke përdorur teknologjinë.

Procesi i punës së ekipit të projektit përfshin hulumtimin e monumenteve, vizitat në monumente, vizatimet 3D të monumenteve, printimin 3D të monumenteve dhe instalimin e projektit.