Studentët e UBT-së, përfitues të bursave të programit Erasmus+

18/06/2019

Qindra studentë të UBT-së i kanë përfunduar ose janë duke i vazhduar studimet nëpër universitete prestigjioze evropiane falë partneritetit dhe bursave të studimit.

 

Njëri nga partnerët më të ngushtë të UBT-së është programi Erasmus+, përmes të cilit, çdo vit dhjetëra studentë të UBT-së vazhdojnë studimet për ndonjë semestër ose edhe studimet e plota nëpër universitetet e ëndrrave të tyre.

 

Universiteti Nova de Lisboa nga Portugalia, Universiteti Politeknik i Milanos, Universiteti Teknik i Vjenës, Universiteti i Graz-it, Universiteti i Salsburgut, etj., janë vetëm disa nga universitetet më të mira evropiane, të cilat janë bërë vend studimi për studentët dhe ish-studentët e UBT-së.

 

Tash e 17 vite, UBT është bërë partner i ngushtë i më shumë se 300 organizatave, universiteteve, institucioneve dhe programeve vendore e ndërkombëtare, që në fokus kanë ngritjen akademike të studentëve. Një i tillë ka qenë për programin Erasmus+, i cili tek UBT ka parë tërë potencialin, ndikimin dhe idetë inovative që zhvillohen e marrin jetë brenda institucionit dhe që shndërrohen në projekte në shërbim të komunitetit dhe Kosovës.

 

Vetëm gjatë tri viteve të fundit, UBT ka përfituar disa projekte në fusha të ndryshme, përfshirë edhe në atë shkencave sociale.

Njëri ndër projektet që është implementuar dhe që ka marrë vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për kontributin e dhënë në zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe diplomave të dyfishta, është projekti i PoSIG, që u krijon mundësi studentëve që të kenë mobilitet nëpër vende të ndryshme të BE-së dhe përpos kësaj, edhe të fitojnë diplomë të dyfishtë të studimeve.

 

Përpos partneritetit me programin Erasmus+, UBT bashkëpunon edhe me 300 organizata, universitete, institucione dhe programe vendore e ndërkombëtare, që në fokus kanë ngritjen akademike të studentëve, përfshirë këtu edhe programe të tjera që ofrojnë mundësi për mobilitetin e studentëve.