Studentët e UBT-së ofruan shërbime për qytetarët në Ditën Botërore të Diabetit
20/11/2023Matja e nivelit të sheqerit në organizëm, si dhe dhënia e këshillave mjekësore për parandalim e trajtim të sëmundjes së diabetit, kanë qenë aktivitetet që studentët e Infermierisë në UBT i kanë ofruar në Ditën Botërore të Diabetit për dhjetëra qytetarë të Kosovës.
Ky aktivitet për shënimin e kësaj dite është organizuar dhe përkrahur nga UBT dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
UBT në vijimësi ka iniciuar dhe përkrahur një varg iniciativash për shënimin me aktivitete të ditëve vetëdijesuese që shënohen në mbarë botën, duke ofruar për orë të tëra shërbime falas për qytetarë.