Studentët e UBT-së morën pjesë në webinarin e organizuar në kuadër projektit DEMOS
04/12/2020Profesorë dhe studentë të UBT-së morën pjesë në diskutimin dhe webinarin e organizuar në kuadër të projektit DEMOS, që ka të bëjë me përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje lokale gjatë pandemisë.
Pjesëmarrja në webinar e studentëve të Shkencave Politike u zhvillua në kuadër të lëndës Analiza e Politikave Publike, ligjëruar nga profesoresha Shqipe Mjekiqi, të cilët patën mundësinë të diskutojnë dhe të njihen me sfidat në vendimmarrje gjatë kësaj periudhe.
Ata gjithashtu dëgjuan përvoja nga kryetarët e komunave të Kamenicës, Rahovecit, si dhe nga përfaqësuesit e organizatave dhe shoqërisë civile.
Webinar-i përfundoi suksesshëm punimet, ngaqë pati diskutime përmbajtjesore dhe u përcoll me pyetje të ndryshme nga studentët.