Studentët e UBT-së fitojnë eksperienca të ndryshme në Milano

29/11/2019

Turi i vizitës nëpër Evropë, i organizuar nga UBT, ka vazhduar vizitën në shtetin e Italisë, konkretisht në qytetin e modës, artit dhe kulturës, në Milano.

 

 

San Carlo al Corso, Diomo di Milano, Fashion District, Milan, Milan Cathedra, janë vetëm disa qendra që studentët patën rastin ti vizitojnë, qendra të cila posedojnë vlera të mëdha kulturore, njëherësh edhe arkitekturore.

Nga këto vizita, studentëve u është mundësuar edhe përfitimi i njohurive të reja mbi fushën e arkitekturës, ndërtimtarisë, artit e kulturës që ndodhet në këtë qytet.

 

 

Vizita do të vazhdojë nëpër qytete tjera të Evropës, ku do të vizitohen shumë qendra, institucione të njohura në gjithë botën.