Studentet e UBT-së, fituese të konkursit “ASA Awards”

04/05/2017

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës në UBT, Ramize Sinani dhe Natyra Misini janë fitueset e vendit të parë në edicionin e gjatë të konkursit “ASA Awards|, të mbajtur në Tiranë.

 

Tema me të cilën studentet u shpallën fituese ishte “Techno Youth”, përmes së cilës paraqitën një projekt për Qendrën kulturore për të rinj, teksa në këtë konkurs morën pjesë krijues të rinj nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, në degët Art, Stilim dhe Arkitekturë.

 

Si pjesëmarrës nëpër konkurse e gara të ndryshme vendore e ndërkombëtare, studentët e UBT-së në vazhdimësi janë fitues, falë njohurive të marra, por edhe për shkak të gatishmërisë dhe dëshirës së tyre për të përmirësuar cilësinë dhe mënyrën e jetesës së njerëzve.