Studentët e Stomatologjisë në UBT zhvilluan disa vizita studimore në Shkollat Fillore të Prishtinës

11/06/2024

Studentët e Stomatologjisë Preventive dhe Pedodoncia, të Fakultetit Stomatologji në UBT, semestrin veror e përfunduan me një numër vizitash në Shkollat Fillore “Ismail Luma” dhe “Faik Konica” në Prishtinë.

Nxënësit e klasave të pesta të këtyre shkollave përfituan nga ligjëratat vetëdijesuese nga studentët e vitit të katërt të Fakultetit Stomatologji në UBT, bashkë me specialistët e lëmisë, Dr. Afërdita Gashi – Rizaj dhe Dr. Adelina Loxha.

Ky cikël i vizitave, e posaçërisht te kjo grup moshë ka për qëllim njoftimin me periudhën e tranzicionit nga denticioni i qumështit në atë të përhershëm, rëndësinë e vizitave të rregullta te stomatologu, identifikimin e hershëm të anomalive ortodontike, si dhe mirëmbajtja e higjienës dhe dietat ushqimore.

Po ashtu, u shënua dita e fëmijëve “1 Qershori” duke na vizituar nxënësit e klasave të dyta nga Shkolla Fillore “Xhemail Mustafa” nga Prishtina, nga ku specialistët e Stomatologjisë në UBT dhanë këshillat krahas ekzaminimit intraoral dhe marrjes së statusit të secilit prej nxënësve.