Studentët e Sistemeve të Informacionit në UBT përfitojnë nga sesioni i sigurisë kibernetike të automobilave nga DigIT Consulting GmbH

23/05/2024

Studentët e Fakultetit Sistemet e Informacionit gjatë orës së ligjëratave të lëndës “Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit”, me profesor Muhamet Gërvalla, patën mundësinë të ndjekin një sesion të veçantë të mbajtur nga kompania DigIT Consulting GmbH. Ky sesion i dedikuar për sigurinë kibernetike të automobilave përfshiu pika të rëndësishme dhe informuese si në vijim:

  • Prezantim i shkurtër i DigIT Consulting GmbH;
  • Prezantimi i Sigurisë Kibernetike të Automobilave;
  • Hyrje në ACS (Automotive Cyber Security);
  • Dobësitë në makinat moderne;
  • Masat e sigurisë kibernetike në dizajnin e automobilave;
  • Shembull i botës reale të sulmeve kibernetike të automobilave.

Përmes këtij takimi, studentët pwrfituan njohuri tw reja në një fushë që po zhvillohet me shpejtësi, duke zgjeruar ato rreth sigurisë kibernetike të automjeteve. Ky bashkëpunim i lejojë studentët të zhvillojnë aftësi praktike dhe të zgjeronin perspektivat e tyre profesionale, duke i bërë më konkurrues në tregun e punës në një sektor kaq të rëndësishëm siç është siguria kibernetike në automjete.

Një aktivitet i tillë jo vetëm që rrit njohuritë teorike të studentëve, por edhe i përgatit ata për sfidat praktike në botën reale, duke forcuar lidhjet midis akademisë dhe industrisë. Fakulteti falënderon DigIT Consulting GmbH për kontributin dhe mbështetjen e tyre në edukimin e gjeneratës së re të profesionistëve në teknologji.