Studentët e Shkencave të Ushqimit vizituan industrinë e mishit “MEDINA”

03/12/2019

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në industrinë e ushqimit “MEDINA”, në Prizren, me ç’rast kanë parë nga afër procesin e përpunimit të mishit në produkte të tij, si suxhuku dhe sallamet.

 

Gjithashtu, ata patën mundësinë të shohin edhe aplikimin e ISO standardeve, sigurinë në punë, higjienën dhe mbrojtjen e mjedisit.

 

Kjo vizitë është realizuar nën shoqërimin e profesorëve, Medin Zeqiri, Endra Luzha, Vebi Sofiu dhe Shkëlzim Uka.