Studentët e Shkencave të Ushqimit vizituan fabrikën për përpunimin e mishit “Calabria” në Gjilan
22/01/2019Studentët e vitit të parë ë Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Biotekologji në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën për përpunimin e mishit “Calabria” në komunën e Gjilanit.
Vizita është realizuar në kuadër të lëndës Hyrje në Shkencat e Ushqimit, nën shoqërimin e profesorëve përkatës.
Ata u pritën nga pronari i fabrikës Xhelal Selimi, i cili u ka shpjeguar studentëve për lëndën e parë në industrinë e mishit, si dhe për prodhimin e produkteve tjera nga mishi.
Ai potencoi se kapaciteti i plotë i prodhimit ditor është therja e mbi 700 krerë gjedhë, teksa sipas tij, produktet e përpunuara janë të cilësisë së lartë. Tutje, ai tha se në të ardhmen do ketë bashkëpunim mes fabrikës dhe UBT-së, në fushat që janë në interes për dyja palët.