Studentët e Shkencave të Ushqimit vizituan fabrikën e vajit “Floil” në Gjilan
29/01/2019Studentët e vitit të parë në Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Biotekologji në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën për prodhimin e vajit ushqimor “Floil” në komunën e Gjilanit.
Vizita është realizuar në kuadër të lëndës Hyrje në Shkencat e Ushqimit, nën shoqërimin e profesorëve përkatës.
Ata u pritën nga menaxherët e fabrikës, me ç’rast u kanë treguar studentëve ka shpjeguar studentëve për procesin e përpunimit të këtij vaji ushqimor.
Gjithashtu, studentët panë nga afër laboratorët e fabrikës në fjalë dhe u njoftuan në detaje lidhur me analizat dhe llojet e analizave që ata bëjnë për të matur cilësinë e vajit.