
Studentët e Shkencave të Ushqimit vizitojnë laboratorin “Olive”
20/12/2018Studentët e vitit të tretë në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, në specializimin Nutricion, kanë realizuar vizitë studimore në laboratorin “Olive”, me qëllim për të parë nga afër punën dhe funksionimin e shërbimeve mjekësore që ofrohen për pacientët.
Ata vëzhguan dhe realizuan teste të intolerancës ushqimore, alergjisë ushqimore dhe nutrigjenetikës.
Gjithashtu, ata panë nga afër aparaturat e sofistikuara që përdoren dhe metodat profesionale që aplikohen gjatë procesit të punës.