Studentët e Shkencave të Ushqimit vizitojnë kompaninë “Fluidi” në Gjilan
24/06/2019Me qëllim për të parë nga afër punën dhe funksionimin e një ndërmarrjeje prodhuese,
studentët e vitit të tretë të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në kompaninë Fluidi, në Gjilan.
Ata kanë parë nga afër teknologjinë e prodhimit dhe ambalazhimin e pijeve joalkoolike “Jaffa Champion” dhe vajit vegjetal “Floil”. Studentët u njohën me procesin e punës, teksa panë edhe ambalazhimin e pijeve dhe vajit.
Studentët u shprehën të kënaqur me realizimin e vizitës studimore, pasi sipas tyre, UBT po u mundëson ndërlidhjen e teorisë me praktikën.
Kjo vizitë është realizuar në kuadër të lëndëve: “Teknologjia e pijeve jo alkoolike dhe freskuese” dhe “Ambalanzhimi dhe ruajtja e produkteve ushqimore”.