Studentët e Shkencave të Ushqimit vizitojnë Industrinë e Ushqimit “ABI”, në Prizren
19/11/2019Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në Industrinë e Ushqimit “ABI”, në Prizren, me ç’rast kanë parë nga afër procesin e prodhimit të qumështit.
Studentët panë nga afër procesin si prodhohen produktet e qumështit dhe ushqime me prejardhje bimore, kryesisht perime të fermentuara, duke filluar nga pranimi, analizat kimike dhe mikrobiologjike në laboratorin e kompanisë, procesin e pasterizimit të produkteve të qumështit dhe paketimin e tyre.
Gjithashtu, ata patën mundësinë të shohin edhe aplikimin e ISO standardeve, sigurinë në punë, higjienën dhe mbrojtjen e mjedisit.
Kjo vizitë është realizuar nën shoqërimin e profesorëve, Medin Zeqiri, Endra Luzha, Vebi Sofiu dhe Shkëlzim Uka.