Studentet e Shkencave të Ushqimit në UBT, vizituan kompani të produkteve ushqimore në Mitrovicë
08/01/2021Studentet e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Aurora Vokshi dhe Dijellza Çerkezi, në kuadër të praktikës profesionale kanë realizuar vizitë studimore në fabrikës e Kërpudhave “Horano Mushroom”, kompaninë “Camell”, si dhe në kompaninë “Aldi”, në Mitrovicë.
Vizita është realizuar në shoqërimin e profesoreshës Dr.Sc.Afete Musliu, teksa studentet janë njoftuar rreth procesit të prodhimit të produkteve nëpër këto kompani, panë sistemin me të cilin funksionon kjo kompani, standardet me të cilat punon dhe rezultatet që kanë arritur që nga themelimi e deri tek prodhimi.
Studentet patën rastin të monitorojnë nga faza fillestare deri tek produkti final, si dhe të analizojnë bazat e toksinologjisë, menaxhimin e cilësisë dhe sigurisë në këto produkte.