Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë vizituan Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe kompaninë “Eurolona”

01/02/2023

Studentët e vitit të tretë në programin Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, në kuadër të lëndëve praktike kanë realizuar vizita studimore në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe në industrinë e qumështit “Eurolona” në Fushë Kosovë.

Me këtë rast kanë parë nga afër metodat e analizimit të ushqimeve, informimin mbi inspektimin dhe zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe paketimin e tij, proceset e prodhimit të produkteve të qumështit që nga lënda e parë, analizimi, procesimi e deri te paketimi i tyre.

Vizitat e tilla në kuadër të Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, u ndihmojnë studentëve të përfitojnë dhe të avancojnë njohuritë rreth fushës që ndërlidhen me praktikën e aplikuar në institucione dhe industri.