Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe të Arteve, ideojnë dhe përgatisin ushqime të shijshme
10/12/2019Cilësia e jetës lidhet edhe me ushqimet që përgatisim, ku përveç që duhet të jenë të shëndetshme, duhet të zbukurohen mirë dhe të jenë tejet të shijshme.
Ky parim, i bashkoi studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, dhe ata të Fakultetit Arti dhe Mediat Digjitale në UBT, të cilët ideuan dhe prodhuan produkte të ndryshme.
Studentët e Artit dhe Mediave Digjitale vizualisht përgatitën se si do të duken ushqimet, ndërkaq studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioktenologjisë, përgatitën ushqimet, si dhe nga aspekti i cilësisë i testuan karakteristikat e tyre në laboratorët e sofistikuar të UBT-së.
Ushqimet e përgatitura u ekspozuan, teksa u shijuan nga vetë studentët dhe profesorët.
UBT është institucion që po përgatit ekspertë për cilësinë e ushqimit, dhe artistë që posedojnë aftësitë e duhura. Institucioni, gjithnjë lidh anën teorike dhe praktike, dhe kjo u mudnëson studentëve aftësim profesional.