Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë realizojnë punë laboratorike dhe testojnë vlerat e produkteve ushqimore
14/12/2018Studentët e vitit të tretë në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë, në UBT, në kuadër të lëndëve “Teknologjia e Përpunimit të Frutave dhe Perimeve” dhe “Teknologjia e Produkteve me Origjinë Bimore”, me ligjërues, Namik Durmishi, dhe Lorikë Salihu, po realizojnë në vijimësi punë praktike në laboratorët e sofistikuar të UBT-së, me ç’rast si produkt i kësaj pune janë përgatitur pire molle dhe pire bananeje.
Gjatë procesit të prodhimit të produkteve, studentët nga aspekti i cilësisë analizuan karakteristikat organoshqisore, fizike, kimike dhe ato nutritive.
Tutje, pas procesit të prodhimit, kanë bërë analizën e produktit final në aspektin e cilësisë, me anë të së cilës ka rezultuar se produkti final i prodhuar nga studentët e këtij fakulteti nuk kishte efekt negativ mbi vlerat ushqyese të produktit.
Studentët e UBT-së kanë krijuar disa produkte ushqimore nëpër laboratorë, përmes të cilave po provojnë origjinalitetin dhe ruajtjen e vlerave ushqimore të produkteve të prodhuara.