Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në kompaninë “Me Agro”

19/12/2023

Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT vizituan kompaninë “Me Agro”. Kjo kompani merret me prodhimin dhe ruajtjen e produkteve bimore, me fokus të veçantë prodhimin e mollës, dredhëzës, si dhe specave.

Për shkak të përfundimit të vegjetacionit studentët nuk patën mundësinë të shohin plantacionet e pemëve dhe perimeve që kultivohen në këtë kompani, mirëpo patën mundësi të shohin pemët dhe perimet e ruajtura në depot frigoriferike. Kjo kompani gjithashtu ka edhe makinat shortuese të mollëve, për klasifikimin e tyre në bazë të madhësisë dhe cilësisë së tyre.

Kompania “Me Agro” është një nga prodhuesit më të mëdhenj të specave, ku shumicën e  prodhimit të tyre ajo edhe e eksporton. Suedia është vendi kryesor ku bëhet eksportimi i sasisë  më të madhe të prodhimit të specave të kompanisë “Me Agro”. Planet afatshkurta të kësaj kompanie janë që do të hapë edhe linjën e konservimit të specave dhe domateve.