Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në kompaninë “Laberion”
18/12/2023Kompania “Laberion” tashmë ka hapur dyertë për studentët e UBT-së për realizimin e praktikave profesionale. Në kuadër të lëndëve praktike studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në këtë kompani.
Studentët kanë diskutuar dhe kanë parë në detaje procesin teknologjik të prodhimit të lëngjeve dhe produkteve të tjera që kompania “Laberion” prodhon, duke filluan nga lënda e parë dhe deri tek produkti final.
Gjithashtu, janë demonstruar analizat fikiziko-kimike dhe mikrobiologjike që kjo kompani realizon për lëndën e parë dhe produktin final.
Mbi të gjitha u diskutuan edhe për sistemin HACCAP, më në detaje për pikat e kontrollit dhe pikat kritike, monitorimi dhe raportimi sipas ISO standardeve që kompania implementon.